LAJMI I FUNDIT:

Juventusi solid ndaj Portos, me një hap në çerekfinale (Video)

Juventusi solid ndaj Portos, me një hap në çerekfinale (Video)

Juventusi ka bërë një hap gjigant drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores prej 2-0 ndaj Portos në Do Dragao.

Ndeshja pati rrjedhë të çuditshme nga minuta e parë, ku takimi ishte realtivisht i balancuar me dominim të lehtë të Juventusit.


Por, mos kontrollimi i emocioneve në lojë dhe ndërhyrjet brutale i kushtuan me përjashtim brazilianit Alex Telles, i cili mori dy kartonë të verdhë për 2 minuta dhe kështu edhe shkoi për pushim në zhveshtore duke lënë keq ekipin e tij në duelin kyç, shkruan Telegrafi.

Nga ky moment Juventusi e shtriu më fuqishëm dominimin dhe rast pas rasti tentoi të gjente portën.

Goli megjithatë erdhi vetëm pas zëvëndësimit të Allegrit, i cili largoi Juan Cuadradon dhe inkuadroi talentin Marko Pjaca, i cili shfrytëzoi rastin për të lënë gjurmën në këtë takim fundamental për Juventusin.

Ai pas një aksioni arriti që me një goditje të fuqishme dhe precize të shënonte për 1-0 dhe epërsinë e Juves në minutën e 72-të, pesë minuta pasi u zëvëndësua. Ishte ky goli i parë i Pjacas në fanellën e Juventusit.

Momenti i golit të Marko Pjacas, kyç për Juventusin.

Me t’u shënuar ky gol në lojë u inkuadrua Dani Alves në vend të Stephan Lichtsteiner, një tejtër zëvëndësim shumë i qëlluar ky.

Kjo sepse në aksionin pasues Alex Sandro gjeti Dani Alvesin i cili ishte i sakt duke realizuar për 2-0 dhe atë që ishte rezultati përfundimtar në këtë takim përkundër rasteve tjera të Bianconerëve.

Juventusit tash i mjafton edhe një barazim në ndeshjen kthyese që zhvillohet më 14 mars në Juventus Arena. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori