LAJMI I FUNDIT:

Juventusi shpreson që sot të hiqet dënimi prej 15 pikësh

Juventusi shpreson që sot të hiqet dënimi prej 15 pikësh

Juventusi ka arritur tashmë një fitore në apelimin kundër dënimit prej 15 pikësh të Serie A, me CONI që pranoi në mënyrë efektive se ka një ‘mungesë qartësie’ në motivim dhe sugjeroi një gjyq të ri.

Ankesa në ‘Collegio di Garanzia’ u mbajt sot për tre orë dhe vendimi pritet potencialisht këtë mbrëmje.


Avokatët e Juves po kërkojnë që të revokohet i gjithë dënimi prej 15 pikësh, së bashku me ndalimet për drejtorët, përfshirë Fabio Paraticin – tani në Tottenham Hotspur – Andrea Agnellin, Maurizio Arrivabenen dhe Federico Cherubinin.

Ata u akuzuan për fryrje artificiale të tarifave të transferimeve për të rritur fitimet kapitale.

Juve është në pozicion të mirë, pasi prokurori i përgjithshëm i sportit në CONI, Ugo Taucer, e pranoi se arsyetimi pas dënimit prej 15 pikësh “ka mungesë qartësie dhe duhet vlerësuar nga një gjykim i ri”.

Ai gjithashtu pranon se motivimi i dhënë është i pamjaftueshëm për të shpjeguar pse dënimi ishte 15 pikë kur në janar prokurori i FIGC, Giuseppe Chine, kërkoi një dënim me nëntë pikësh për Juventusin.

Nëse kjo qasje zbatohet nga “Collegio di Garanzia”, kjo do të revokojë përkohësisht dënimin prej 15 pikësh në tabelën aktuale të Serisë A në pritje të një gjyqi të ri.

Kjo mund të kombinohet me gjyqin e ardhshëm për manovrat e pagave, të cilat ndoshta paraqesin një kërcënim edhe më të keq për pozicionin ligjor të Juventusit, sepse klubi akuzohet se ka paguar lojtarët nën tavolinë ose nëpërmjet bonuseve të kontratës dhe jo sipas vendimin për të hequr dorë nga katër paga.

Henry mbështet Del Pieron për tu bërë president i Juventusit: Unë e di se çfarë përfaqëson ai për klubin
Lexo po ashtu Henry mbështet Del Pieron për tu bërë president i Juventusit: Unë e di se çfarë përfaqëson ai për klubin

Fillimisht ishin 11 klube dhe 59 individë të akuzuar– përfshirë klube si Juve, Napoli, Sampdoria, Genoa, Empoli, Parma, Pisa, Pescara, Novara, Chievo dhe Pro Vercelli. Ata u pastruan nga akuzat më 15 prill sepse gjykata gjeti se ishte e pamundur të konstatohej në mënyrë të pavarur vlera e një lojtari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori