LAJMI I FUNDIT:

Juventusi shënjestron Sanchezin

Juventusi shënjestron Sanchezin

Raportet në Kili sugjerojnë se Juventusi janë të vendosur për të nënshkruar me Alexis Sanchez nga Arsenali, duke formuar një treshe me Paulo Dybalan dhe Gonzalo Higuainin në sulm.

Kjo sigurisht që nuk është hera e parë që bardhezinjtë kanë qenë të lidhur me sulmuesin 28-vjeçar, i cili ishte objektivi i tyre edhe sa ishte ende në Udinese dhe më pas kur u largua nga Barcelona në vitin 2014.


Sanchez në gjykatë për ikje taksash, rrezikon burgun ose gjobë me të holla
Lexo po ashtu Sanchez në gjykatë për ikje taksash, rrezikon burgun ose gjobë me të holla

Ai ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re me Arsenalin, e cila skadon në qershor të vitit 2018, dhe duket gjithnjë e më shumë i frustruar me mungesën e trofeve, përcjell Telegrafi.

Sipas SoyChile, Juventus kanë hedhur bazat për një transferim të tij gjatë verës që do të krijonte ‘Tridentin’ e sulmit, Sanchez-Dybala-Higuain.

Gjiganti spanjoll pas Sanchezit
Lexo po ashtu Gjiganti spanjoll pas Sanchezit

Gjigantët nga Torino janë duke e bërë të qartë se e duan Ligën e Kampionëve dhe dëshirojnë të ndërtojnë një treshe ‘vdekjeprurëse’ sikurse MSN-ja e Barcelonës – Leo Messi, Luis Suarez dhe Neymar.

Përveç ‘Zonjës së Vjetër’, Paris Saint-Germain dhe klubet në Kinë janë gjithashtu të interesuara, por Alexis do të sfidojë për trofe evropiane, ndërsa çmimi i tij sillet rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori