Mario Mandzukic dhe Giorgio Chiellini nuk do të jenë në skuadrën e Juventusit për përballjen me Ajaxin të martën në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1 në Amsterdam, ndërsa në Allianz Juventus Stadium, do të vendoset kush do të shkojë në gjysmëfinale.

Mandzukic nuk ka arritur të jetë gati me Max Allegri që e ka konfirmuar para ndeshjes.

Ai ka një problem me infeksion në gju. Mungesë e madhe për Max Allegrin.

Ashtu siç është pritur edhe Chiellini nuk ka arritur të riaftësohet, sikurse që ka ndodhur edhe me Martin Caceresin. /Telegrafi/


Ekipi i Juventusit për ndeshjen me Ajaxin: Szczesny, Pinsoglio, Loria; De Sciglio, Alex Sandro, Barzagli, Bonucci, Cancelo, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Khedira, Matuidi, Emre Can, Bentancur, Nicolussi Caviglia; Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Bernardeschi.