LAJMI I FUNDIT:

Juventusi i propozon Arsenalit shkëmbimin Benatia – Ramsey

Juventusi i propozon Arsenalit shkëmbimin Benatia – Ramsey
LONDON, ENGLAND - JANUARY 12: Aaron Ramsey of Arsenal applauds after the Premier League match between West Ham United and Arsenal FC at London Stadium on January 12, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Juventusi po tenton me çdo kusht të nënshkruajë me mesfushorin uellsian Aaron Ramsey.

Në fakt Zonja e Vjetër ka një kontratë me lojtarin që ai t’i bashkohet në verë si futbollist i lirë.


Por kampioni në fuqi i Italisë ka nevojë qysh në janar për të dhe po synon të arrijë një marrëveshje me Arsenalin.

Calciomercato ka raportuar se Zonja e Vjetër zyrtarisht i ka ofruar Arsenalit mbrojtësin maroken Medhi Benatia.

Aaron Ramsey (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

Benatia nuk po kalon momentet e tij më të mira te Juventusi, pasi këtë edicion nuk është preferuar nga trajneri Massimiliano Allegri.

Në anën tjetër Arsenali është në kërkim të një mbrojtësi qendror pasi po ka probleme në këtë repart.

Medhi Benatia. (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Juventus është gati ta sakrifikojë Benatian për të nënshkruar qysh tani me Ramseyn, tani i mbetet në dorë Arsenalit të vendosë nëse do të pranojë këtë marrëveshje.

Benatia më parë ka luajtur edhe për klube si Roma, Udinese e Olympique Marseille. /Telegrafi/