LAJMI I FUNDIT:

Juventusi përgatit transferimin e Koulibalyt, mendohet oferta para plus një lojtar

Juventusi përgatit transferimin e Koulibalyt, mendohet oferta para plus një lojtar

Juventusi është i interesuar të bëjë një lëvizje për mbrojtësin Kalidou Koulibaly nëse ai nuk rinovon kontratën me Napolin dhe plani i tyre për ta siguruar atë përfshin turkun Merih Demiral.

Mbrojtësi 30-vjeçar senegalez është aktualisht në bisedime me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, në lidhje me një rinovim të kontratës, pasi marrëveshja e tij aktuale skadon vitin e ardhshëm në 2023.


Napoli po kërkon të ulë faturën e pagave me një shumë të konsiderueshme dhe oferta e tyre për Koulibalyn nuk ka rezultuar bindëse deri më tani.

Agjenti shqiptar, Fali Ramadani flet për të ardhmen e Koulibalyt
Lexo po ashtu Agjenti shqiptar, Fali Ramadani flet për të ardhmen e Koulibalyt

Sipas asaj që raporton gazeta Tuttosport, nëse Koulibaly nuk rinovon me Napolin, Juventusi do të kërkonte të transferonte 30-vjeçarin.

Plani i tyre do të ishte të përfshinin Merih Demiral, i cili nuk ka gjasa të nënshkruhet në mënyrë të përhershme nga Atalanta, në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi plus para ta gatshme.

30-vjeçari Koulibaly ka qenë te Napoli që nga viti 2014 dhe është shumë i përfshirë me qytetin dhe tifozët, kështu që ka të ngjarë që ai do të hezitonte të pranonte një lëvizje te Bianconerët, megjithëse shembuj të tillë si Gonzalo Higuain tregojnë se është e pamundur të përjashtohet. /Telegrafi/