LAJMI I FUNDIT:

Juventusi nuk heq dorë nga Aouar

Juventusi nuk heq dorë nga Aouar

Houssem Aouar vazhdon të jetë një objektiv madhor i Juventusit.

Kampioni në fuqi i Italisë prej kohësh po e ndjek talentin francez i cili po shkëlqen në vitet e fundit me Lyonin.


Mesfushori i talentuar ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha si Bayern Munich, Real Madrid e Manchester City.

21-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit qendror ka shënuar pesë gola dhe ka bërë po aq asistime këtë edicion me Lyonin.

Houssem Aouar. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Corriere dello Sport ka raportuar se Juventus është duke e ndjekur lojtarin dhe synon që ta afrojë atë sa më parë.

Problemi mbetet tek kërkesa e klubit francez Lyon, që nuk dëshiron ta largojë yllin e tyre pa fituar 65 milionë euro.

Reprezentuesi francez ka kontratë me Lyonin deri në verën e vitit 2023. /Telegrafi/