LAJMI I FUNDIT:

Juventusi në krizë financiare, kërkohet shtyrja e pagesës së katër pagave të fundit

Juventusi në krizë financiare, kërkohet shtyrja e pagesës së katër pagave të fundit

Juventusi nuk po kalon një situatë aspak të mirë financiare, përveç asaj që po kalon në fushë.

Pagat e larta të futbollistëve bardhezi kanë filluar të peshojnë shumë në një sezon anormal, ku të ardhurat nga stadiumi kanë qenë zero dhe në të njëjtën kohë shpenzimet janë rritur ndjeshëm.


Kështu mediat italiane raportojnë se drejtuesit e klubit bardhezi u kanë kërkuar futbollistëve të pranojnë shtyrjen e katër pagave mujore, konkretisht të periudhës mars-qershor 2021, me qëllim që të lehtësojnë sadopak bilancin e këtij sezoni.

Një lëvizje të ngjashme drejtuesit e Juventusit e bënë edhe sezonin e kaluar, megjithatë atëherë vetë futbollistët vendosën të heqin dorë fare nga një pagë e gjysmë, ose thënë ndryshe rreth 33.75 milionë euro në total.

Këtë herë drejtuesit e klubit duan që pagat e 4 muajve të shtyhen dhe të shpërndahen në dy sezonet e ardhshme.

Kjo do të bëhet me qëllim që të lehtësojë bilancin me më tepër se 100 milionë euro, një shifër kjo e konsiderueshme në rrethana të tilla ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori