LAJMI I FUNDIT:

Juventusi në bisedime me Napolin për Milikun

Juventusi në bisedime me Napolin për Milikun

Juventusi thuhet se është në kontakt me përfaqësuesit e sulmuesit të Napoli, Arkadiusz Milik, por marrëveshja e propozuar mund të nënkuptojë që Gonzalo Higuain mbetet në Torino.

Higuain u kthye në Allianz stadiumin verën e kaluar dhe ka qenë një pasuri e rëndësishme për trajnerin Maurizio Sarri, por e ardhmja e argjentinasit duket se është diku tjetër, duke e lidhur atë me një lëvizje te River Plate këtë verë.


Juve është në kërkim të një qendërsulmuesi, por nëse Higuain nuk lëviz, objektivat kryesorë si Mauro Icardi dhe Gabriel Jesus duket se nuk arrijnë këtë vit.

Moggi: Milik më i mirë për Juventusin, Icardi për Napolin
Lexo po ashtu Moggi: Milik më i mirë për Juventusin, Icardi për Napolin

Sipas mediumit Calciomercato, Zonja e Vjetër për këtë arsye ka shënjestruar polakun Milik dhe është në kontakt me Napolin, të cilët kanë vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh për yllin e tyre.

Milik u nënshkrua nga Napoli për të zëvendësuar pikërisht Higuainin, pasi u largua drejt Bianconerëve dhe mund të ndjek gjurmët e 32-vjeçarit edhe një herë.

Babai i Higuain konfirmon qëndrimin e Gonzalos te Juventusi
Lexo po ashtu Babai i Higuain konfirmon qëndrimin e Gonzalos te Juventusi

Sidoqoftë, këtë herë zëvendësimi i Higuain nga Milik duhet të jetë më gradual, pasi kjo mund të nënkuptojë se argjentinasi nuk do të largohet këtë verë.

Në rast transferimi të polakut, Higuain do të mbetej te Juve deri në fund të marrëveshjes së tij aktuale që skadon në qershor të 2021. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Zbulohet shifra mahnitëse që ka fituar Lionel Messi që nga transferimi në Inter Miami

Zbulohet shifra mahnitëse që ka fituar Lionel Messi që nga transferimi në Inter Miami

Ligat tjera
Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Premier League
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Planet e transferimeve të Barcelonës përqendrohen në dy përforcime

Planet e transferimeve të Barcelonës përqendrohen në dy përforcime

La Liga
Kalo në kategori