LAJMI I FUNDIT:

Juventusi në bisedime me klubet e interesuara për De Ligt, por po ashtu po punon edhe për zëvendësuesin

Juventusi në bisedime me klubet e interesuara për De Ligt, por po ashtu po punon edhe për zëvendësuesin

Chelsea edhe Bayern Munich janë në bisedime me Juventusin për Matthijs de Ligt, por bardhezinjtë nuk kanë arritur ende një marrëveshje me asnjërën palë. 

Mbrojtësi holandez po kërkon largimin nga Juventusi në verë dhe gjigantët e Serie A thuhet se kanë marrë oferta nga të dy klubet.


De Ligt ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij, por as Chelsea dhe as Bayern nuk duken të gatshëm të ofrojnë aq shumë. Juventusi mund të pranojë një ofertë prej 90-100 milionë euro.

Juventusi tashmë ka filluar të mendojë emrat që mund ta zëvendësojnë holandezin dhe në krye të listës janë Kalidou Koulibaly dhe Gleison Bremer.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është i vendosur të mos shkojë nën shifrën e 40 milionë eurove për Koulibalyn, edhe pse ai mbetet pa kontratë nga qershori i ardhshëm.

Bremer në anën tjetër kushton po aq (40 milionë euro) dhe ka vetëm 25 vjet.

Shqetësim bën fakti që ai ka luajtur me tre mbrojtës në qendër, por stafi teknik i Juventusit është i bindur që braziliani ka inteligjencën taktike dhe aftësitë fizike për t’u përshtatur shpejt me një formë tjetër mbrojtëse.

Nga pikëpamja e investimeve, ky operacioni do të ishte padyshim më tërheqës pasi lojtari do të kushtonte 40 milionë euro, atë që De Laurentiis kërkon tani për 30-vjeçarin Koulibaly. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori