LAJMI I FUNDIT:

Juventusi kërkon ta rikthej Romeron nga Tottenhami

Juventusi kërkon ta rikthej Romeron nga Tottenhami

Juventusi është i interesuar për mbrojtësin e Tottenhamit, Cristian Romero, të cilin më parë e kishte në pronësi.

Reprezentuesi argjentinas është një ish-lojtar i Juventusit, edhe pse ai kurrë nuk ka bërë debutimin e tij me Bianconerët.


Tottenham e bleu atë nga Atalanta për 50 milionë euro në 2021 pasi ‘Cuti’ u shpall mbrojtësi më i mirë i Serisë A për sezonin 2020-21.

Tani, sipas gazetarit argjentinas Gastón Edul, Bianconerët duan ta rikthejnë atë në Allianz Stadium.

25-vjeçari luajti 34 ndeshje në të gjitha garat në sezonin 2022-2023 dhe kontrata e tij në Londrën e Veriut skadon në qershor 2027.

Spurs pagoi 50 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e tij në vitin 2021, ndërsa Juventusi e kishte nënshkruar për rreth 30 milionë euro nga Genoa në 2019.

Juventusi ka shpenzuar 815 milionë euro në pesë vjet në përpjekje për të fituar Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Juventusi ka shpenzuar 815 milionë euro në pesë vjet në përpjekje për të fituar Ligën e Kampionëve

Romero kaloi një sezon në huazim te Marassi përpara se t’i bashkohej Atalantës në një marrëveshje fillestare huazimi me një opsion për të blerë në verën e 2020.

Juventus do të dëgjojë ofertat për disa nga mbrojtësit e tyre, duke përfshirë Alex Sandro dhe Gleison Bremer./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori