LAJMI I FUNDIT:

Juventusi ka gati 80 milionë euro për rikthimin e Pogbas

Juventusi ka gati 80 milionë euro për rikthimin e Pogbas

Klubi i madh italian, Juventusi po mendon rikthimin e francezin Paul Pogba në Allianz Stadium.

Ylli francez u transferua te Manchester Unitedi në verën e vitit 2016 për një shifër atë kohë rekord botëror prej 105 milionë eurosh, plus disa komisione.

Megjithatë, e ardhmja e tij gjithmonë ka qenë pjesë e diskutimit dhe Pogba është lidhur me një transferim te shumë skuadra të mëdha evropiane.

GdS: Pogba u ka thënë ish-bashkëlojtarëve te Juve se dëshiron të kthehet te Zonja e Vjetër
Lexo po ashtu GdS: Pogba u ka thënë ish-bashkëlojtarëve te Juve se dëshiron të kthehet te Zonja e Vjetër

Njëra nga to padyshim se ka qenë edhe ish-skuadra e tij, Juventusi, të cilët tani kanë forcuar edhe më shumë skuadrën me ardhjen e Cristiano Ronaldos.

Pogba me njërin nga shumë trofetë e fituar me Juventusin (Getty Images)

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Juventusi është gati të bëjë ofertë për rikthimin e Pogbas.

Oferta e Zonjës së Vjetër vlen për afatin kalimtar të janarit dhe do të peshoj 72 milionë funte apo 80 milionë euro.

Miku i Mourinhos, Parames: Pogbën nuk e transferoi Jose, United e bleu për marketing
Lexo po ashtu Miku i Mourinhos, Parames: Pogbën nuk e transferoi Jose, United e bleu për marketing

Francez nuk po kalon kohë të mira me trajnerin Jose Mourinho dhe raportet e mediave theksojnë se kjo situatë mund ta shtyjë drejt rikthimit te Juve ose kalimit te Barcelona.

Juventusi do të tentojë transferimin e tij gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa nëse Unitedi refuzon shitjen e tij atëherë italianët do të kthejnë vëmendjen kah mesfushori i Real Madridit, Isco. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori