LAJMI I FUNDIT:

Juventusi ka caktuar testet mjekësore për Pogba dhe Di Maria

Juventusi ka caktuar testet mjekësore për Pogba dhe Di Maria

Klubi italian, Juventusi shpreson të njoftojë nënshkrimet e dy yjeve, Paul Pogba dhe Angel di Maria, këtë javë.

Pogba ka përfunduar kontratën me Manchester Unitedin, ashtu sikurse edhe Di Maria me Paris Saint-Germain.


Ka disa ditë që raportohet se të dy yjet e kalibrit botëror kanë marrëveshje me Juventusin dhe pritet të transferohen si lojtar të lirë.

Pogba dhe Di Maria pritet të zyrtarizohen në javën e ardhshme te Juventusi
Lexo po ashtu Pogba dhe Di Maria pritet të zyrtarizohen në javën e ardhshme te Juventusi

Të dy lojtarët tashmë thuhet se do t’i nënshtrohen testeve mjekesore dhe është caktuar edhe disa kur ata do t’i përfundojnë ato para transferimit.

Sipas gazetës Tuttosport, Di Maria do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para transferimit të premten përpara se të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare.

Në të njëjtën ditë, edhe mbrojtësi i Genoas, Andrea Cambiaso, pritet të nënshkruajë për Juventusin.

Të shtunën, Pogba do të vizitojë spitalin J-Medical për t’iu nënshtruar testeve mjekësore përpara se të vendosë një marrëveshje katërvjeçare me vlerë rreth 8 milionë euro neto në sezon. /Telegrafi/