LAJMI I FUNDIT:

Juventusi fiton me rikthimin, Dybala shkëlqen me dy gola

Juventusi fiton me rikthimin, Dybala shkëlqen me dy gola
Paulo Dybala në aksion . (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Juventusi ka marrë fitore ndaj Lokomotivës së Moskës me rezultat 2-1, në një ndeshje që ishte mjaftë interesante.

‘Zonja e Vjetër’ e nisi ndeshjen me posedimin e zakonshëm, duke krijuar edhe raste.


Ronaldo rrezikoi i pari në minutën e 20-të, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Lokomotiva u tregua e rrezikshëm në një kundërzbritje në minutën e 30-të, kur Joao Mario gjuajti bukur, por u prit nga portieri, e nga topi i kthyer shënoi Aleksey Miranchuk për 1-0 në të mirë të rusëve.

Ky gol sikur i prishi paska balancat e Juves, që nuk arrinin të depërtonin në zonës e mysafirëve. Paulo Dybala shënoi në minutën e 40-të, por goli i anulua për një goditje dënimi në sulm.

Pjesa e dytë nisi furishëm për Juventusit, që përveç Ronaldos e Dybalas, në fushë u fut edhe Gonzalo Higuain.

Ky i fundit rrezikoi bukur dy herë, por në të dyja rastet ishte i pafat.

Juve u desh ta pres minutën e 77-të dhe magjinë e Dybalas i cili me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës shënoi për 1-1.

Paulo Dybala . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Ky gol i dha zemër italianëve që kërkonin edhe golin e dytë. Nuk vonoi shumë, pasi pas dy minutash Dybala e gjeti edhe golin e dytë. Ishte Alex Sandro që gjuajti, e nga topi i kthyer argjentinasi shënoi (2-1).

Deri në fund ‘Zonja e Vjetër’ kishte edhe raste tjera, por që gola më nuk pati.

Me këtë fitore Juventusi shkon në kuotën e 7 pikëve, duke bërë një hap të madh përpara drejt kalimit të fazës së grupeve. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Mourinho më përjashtoi nga ekipi i parë dhe më dërgoi të stërvitsha te fëmijët pa më folur apo paralajmëruar” - rrëfimi shokues i gjermanit

“Mourinho më përjashtoi nga ekipi i parë dhe më dërgoi të stërvitsha te fëmijët pa më folur apo paralajmëruar” - rrëfimi shokues i gjermanit

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga

"Do ta mbaj për vete atë që mendoj" - Araujo nuk përgjigjet direk për Gudoganin, por lë shumë për të kuptuar

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori