Raportet në Itali kanë zbuluar se Juventusi po drejton garën për yllin e Brescia, Sandro Tonali, por ata do të përballen me konkurrencë të fortë nga klubet më të mëdha në Evropë.

Presidenti Massimo Cellino bëri mirë që mbajti reprezentuesin e ri italian verën e kaluar dhe vlera e tij është rritur pas paraqitjeve të tij në nivelin e lartë.

Alfredo Pedulla nga SportItalia ka raportuar se skuadrat evropiane si Paris Saint-Germain, Liverpool, Manchester United dhe Manchester City janë të interesuar për mesfushorin i cili tani vlerësohet 50 milionë euro.

Juventusi shpreson të fitojë garën për Tonalin Juventusi shpreson të fitojë garën për Tonalin

Megjithatë, sipas mediumit Corriere dello Sport, Juventusi është favorit dhe se Zonja e Vjetër aktualisht po planifikon për një të ardhme me Tonalin në ekip.

Pas sigurimit të Dejan Kulusevskit nga Atalanta më herët këtë dimër, Tonali mund të jetë ardhja e radhës për Bianconerët dhe Interi tashmë ka hequr dorë për shkak të vlerës së madhe të 19-vjeçarit.

Rivaliteti Juventus-Inter nuk mbaron kurrë, dy klubet në luftë për tre lojtarë Rivaliteti Juventus-Inter nuk mbaron kurrë, dy klubet në luftë për tre lojtarë

Tonali ka luajtur 18 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe ka shënuar një gol. Ai i ka shtuar dy asistime, por nuk ka qenë në gjendje ta ndihmojë Brescian të qëndrojë mbi zonën e rënies nga kategoria.

Pas 19 ndeshjeve, skuadra nga Lombardia janë një pikë prapa vendit të fundit nëligë dhe përballen me një betejë të fortë për të qëndruar lart këtë pranverë. /Telegrafi/