LAJMI I FUNDIT:

Juventusi është i gatshëm t’ia japë Jorginhos pagën e njëjtë sikurse te Chelsea

Juventusi është i gatshëm t’ia japë Jorginhos pagën e njëjtë sikurse te Chelsea

Mesfushori i Chelseat, Jorginho, është objektiv i shumë skuadrave të mëdha nga e gjithë Evropa, por favorit shihet Juventusi.

Agjenti i Jorginhos, Jorge Santos ka deklaruar se prioriteti i tyre është një kontratë e re me Blutë, por e ardhmja e tij është në dyshim.


Dyshimet mbi pronësinë e klubit i kanë detyruar ata të marrin në konsideratë të gjitha pyetjet mbi të ardhmen e lojtarit.

Nga kandidat për 'Topin e Artë', Jorginho në listë për largim nga Chelsea
Lexo po ashtu Nga kandidat për 'Topin e Artë', Jorginho në listë për largim nga Chelsea

Sipas gazetës La Repubblica, Juventusi mbetet në kontakt, megjithëse PSG dhe Barcelona janë gjithashtu të interesuara.

Juventusi është i gatshëm të përputhet me pagën aktuale prej 7 milionë eurosh të Jorginhos në Chelsea për ta rikthyer ish-mesfushorin e Napolit në Serie A.

Jorginho e nisi gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të kësaj jave me Real Madridin në stol dhe tashmë nuk shihet si titullar fiks i Thomas Tuchel. /Telegrafi/