LAJMI I FUNDIT:

Nga kandidat për ‘Topin e Artë’, Jorginho në listë për largim nga Chelsea

Nga kandidat për ‘Topin e Artë’, Jorginho në listë për largim nga Chelsea

Jorginho përjetoi eliminimin e dhimbshëm të Chelseat në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit dje dhe ajo mund të ketë qenë ndeshja e tij e fundit evropiane me Blutë e Londrës.

30-vjeçari italiano-brazilian u fut në lojë në minutën e 106-të të ndeshjes në vend të Mateo Kovacic dhe nuk arriti të bënte diferencën në lojë, por rrezikoi seriozisht me një goditje në minutat e fundit të ndeshjes.


Jorginho është në një pikë të çuditshme në karrierën e tij pas majave të vitit 2021, kur fitoi titullin e Euro 2020 me Italinë dhe Ligën e Kampionëve me Chelsean. Vitin e kaluar ai ishte kandidat për Topin e Artë, por tashmë duket se ai mund të shitet nga blutë në verë.

Kontrata e italianit skadon në vitin 2023, kështu që nëse ata nuk e rinovojnë marrëveshjen, atëherë Chelsea do ta duhet ta shesin atë në verë në mënyrë që të marr para nga kartoni i tij.

Agjenti i tij së fundmi la të kuptohet për një rikthim të mundshëm në Serie A nëse marrëveshja e tij nuk rinovohet.

12 muaj më parë Jorginho po përjetonte majat evropiane me Chelsean, por tani ai është në rrezik të vërtetë që të mos luajë më kurrë në garën për Blutë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori