LAJMI I FUNDIT:

Juventusi ende me shpresë që Ronaldo dhe McKennie të jenë gati për ndeshjen ndaj Barcelonës

Juventusi ende me shpresë që Ronaldo dhe McKennie të jenë gati për ndeshjen ndaj Barcelonës

Cristiano Ronaldo dhe Weston McKennie në testet e fundit kishin rezultuar pozitivë me Coronavirus, por të dy shpresojnë që të përballen me Barcelona të mërkurën.

Cristiano u kthye nga Portugalia javën e kaluar pasi doli pozitiv për COVID-19 dhe është në karantinë në shtëpinë e tij në Torino.


Sipas La Gazzetta dello Sport, ai ende ka një gjasa që të përballet me Barcelonën të mërkurën në mbrëmje me kusht që testi i tij në prag të ndeshjes të kthehet negativ.

CR7 është ende pozitiv, por ai shpreson se mund të luajë kundër Barcelonës pasi protokollet e UEFA-s thonë se Juventusi duhet të provojë se lojtarët nuk kanë simptoma një javë para ndeshjes dhe Cristiano nuk ka pasur kurrë.

Juventusi ia ka siguruar të gjitha dokumentet e nevojshme UEFA-s rreth shëndetit të Ronaldos dy ditë më parë.

Ylli i Portugalisë do të ketë një test sot ose nesër dhe nëse rezulton negativ do të lejohet të dal nga karantina.

Në mënyrë që të luajë kundër Veronës të dielën, ai do të duhet t’i nënshtrohet kontrolleve të reja mjekësore sapo të dalë negativ.

E njëjta gjë vlen edhe për Weston McKennie i cili nesër mund t’i japë fund karantinës, me kusht që të dalë negativ.

E gjithë skuadra, përfshirë amerikanin dhe Cristiano, do të kenë teste të reja sot ose nesër dhe nëse nuk do të ketë raste të reja në mesin e grupit të ekipit, lojtarët do të largohen nga karantina në të cilën po jetojnë që kur McKennie doli pozitive për coronavirus javën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori