LAJMI I FUNDIT:

Juventusi e ka seriozisht për Adama Traoren, ofron tre futbollistë për sulmuesin spanjoll

Juventusi e ka seriozisht për Adama Traoren, ofron tre futbollistë për sulmuesin spanjoll
Adama Traore. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Adama Traore pritet të largohet nga Wovlerhampton Wanderers gjatë afatit kalimtar të verës.

Reklama

Paraqitjet jashtëzakonisht të mira këtë edicion në Ligën Premier kanë bërë që shumë skuadra të mëdha të vihen pas tij.

Manchester United, Manchester City, Liverpool, Real Madrid e Juventus janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e anësorit spanjoll.

Megjithatë më seriozisht duket e se ka Juventusi, pasi Bianconerët kanë bërë gati një ofertë të lartë për lojtarin.

Zonja e Vjetër është gati t’i përfshijë tre futbollistë në ofertë për Wolvesin në këmbim të Traores.

Adama Traore. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Sportmediaset ka raportuar se kampioni në fuqi i Italisë është gati t’i dërgojë te Wolves portierin Mattia Perin si dhe dy mbrojtësit Daniele Rugani dhe Cristian Romero për të marrë sulmuesin spanjoll.

Reparti ofensivë i Juventusit duket i vjetruar me lojtarët si Douglas Costa, Juan Cuadrado, Cristiano Ronaldo e Gonzalo Higuain që të gjithë mbi 29 vjeç dhe kjo është arsyeja që Juventus synon të afrojë lojtarë më të rinj në moshë.

24-vjeçari Traore ka mirëpritur interesimin e skuadrave të mëdha dhe është gati për tu larguar nga Wolves.

Ish-anëtari i Barcelonës, Aston Villës dhe Middlesbrough këtë edicion ka zhvilluar 48 ndeshje zyrtare me Wolves ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë 12 asistime.

Vlen të theksohet se çmimi i lojtarit në tregun e transferimeve sillet rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është e vështirë të kuptosh”, Mourinho ‘shfryn’ ndaj Renato Sanchesit

“Është e vështirë të kuptosh”, Mourinho ‘shfryn’ ndaj Renato Sanchesit

Serie A
Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah

Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah

Premier League
Aksidentohet autobusi i KFF Jakova, lëndohet tetë futbolliste dhe trajneri

Aksidentohet autobusi i KFF Jakova, lëndohet tetë futbolliste dhe trajneri

Sport vendor
Warren Zaire-Emery apo 'roboti' i Luis Enriques, 17-vjeçari i pazëvendësueshëm te PSG

Warren Zaire-Emery apo 'roboti' i Luis Enriques, 17-vjeçari i pazëvendësueshëm te PSG

Ligue 1
Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e re të Xavit me Barcelonën

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e re të Xavit me Barcelonën

La Liga
Tre shqiptarë në kërkim nga policia angleze, vodhën 300 mijë funte në shtëpinë e Sterlingut

Tre shqiptarë në kërkim nga policia angleze, vodhën 300 mijë funte në shtëpinë e Sterlingut

Ndërkombëtare
Kalo në kategori