LAJMI I FUNDIT:

Juventusi dhe Roma në ‘luftë’ për Berardin

Juventusi dhe Roma në ‘luftë’ për Berardin

Kalimi i Angel Di Marias në Juventus është gjithnjë e më i pamundur, kështu që bardhezinjtë tani po synojnë yllin e Sassuolos, Domenico Berardi, por edhe Roma e Jose Mourinhos është e interesuar.

Italiani është në dispozicion për rreth 30 milionë euro këtë verë dhe të dy gjigantët e Serie A po konsiderojnë një lëvizje për ta nënshkruar këtë afat.


Juventusi është në kërkim të të paktën një anësori të ri sulmues, duke pasur parasysh se Federico Bernardeschi dhe Paulo Dybala do të largohen nga klubi në fund të kontratave të tyre më 30 qershor.

Juventusi i vendos ultimatum Di Marias, teksa Barcelona i afrohet transferimit
Lexo po ashtu Juventusi i vendos ultimatum Di Marias, teksa Barcelona i afrohet transferimit

Gjigantët e Serie A ishin në bisedime me Di Marian, por raportet e shumta në Itali sugjerojnë se negociatat për të sjellë argjentinasin në Torino po ndërlikohen pasi edhe Barcelona i është bashkuar garës për ish-yllin e PSG-së.

Roma është gjithashtu e interesuar, por sipas Il Corriere dello Sport, ata do të jenë në gjendje të bëjnë një ofertë vetëm nëse Nicolo Zaniolo largohet.

22-vjeçari nuk e ka zgjatur kontratën e tij që skadon në 2024 dhe Giallorossët mund ta shesin atë për një ofertë të përshtatshme gjatë verës.

Agjenti i Zaniolos i cilëson si të ‘mrekullueshme’ thashethemet që e lidhin yllin e Romës me Milanin
Lexo po ashtu Agjenti i Zaniolos i cilëson si të ‘mrekullueshme’ thashethemet që e lidhin yllin e Romës me Milanin

Zaniolo është një tjetër objektiv i mundshëm për Zonjën e Vjetër, por Roma kërkon të paktën 40-50 milionë euro.

Filip Kostic është një opsion më i lirë pasi kroati mund të largohet nga Eintracht Frankfurt për rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/