Angel di Maria mbetet objektivi kryesor i Juventusit për repartin ofensivë.

Reklama

Sulmuesi argjentinas është larguar nga Paris Saint Germain pasi kontrata e tij me klubin francez skadoi në fund të sezonit.

Edhe pse flitej për një marrëveshje mes argjentinasit she Zonjës së Vjetër, zyrtarizimi ende mungon.

Di Maria po pret një ofertë nga Barcelona dhe kjo ka bërë që drejtuesve të klubit italian t’i mbarojë durimi me të.

34-vjeçari duhet t’i kthejë një përgjigje përfundimtare Juventusit brenda 24 orëve për ta definuar të ardhmen e tij.

Calciomercato ka raportuar se drejtuesit e Juventusit tanimë kanë një plan b nëse nuk arrihet Di Maria dhe ai është Domenico Berardi.

Reklama

27-vjeçari italian ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Sassuolon duke shënuar 15 gola e duke asistuar në 17 të tjerë.

Reklama

Kampioni i shumëfishtë italian është gati të futet në bisedime me Sassuolon për të gjetur një marrëveshje për Berardin i cili kushton 35 milionë euro.

Interesim për reprezentuesin italian ka shprehur edhe Roma që e sheh si zëvendësues të Nicolo Zaniolos. /Telegrafi/