LAJMI I FUNDIT:

Juventus ‘peshkon’ tek Atletico Madridi për të përforcuar mbrojtjen

Juventus ‘peshkon’ tek Atletico Madridi për të përforcuar mbrojtjen

Drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli, raportohet se ka hapur bisedimet me rrethin e Mario Hermosos për të eksploruar një marrëveshje të mundshme për yllin e Atletico Madridit.

‘Bianconerët’ janë duke u përgatitur për afatin kalimtar veror, duke kërkuar opsione të lira për të përforcuar ekipin e tyre para rikthimit në Ligën e Kampionëve.


Investime të mëdha priten në mesfushë, duke lënë më pak para për investime në fushat tjera të ekipit.

Në javët e fundit, raportime të ndryshme kanë sugjeruar se edhe klubet tjera duke përfshirë Manchester United janë të interesuar për të investuar në mbrojtësin e Juventusit, Gleison Bremer, duke e detyruar Juventusin që të shikojë për ndonjë zëvendësim të mundshëm.

Calciomercato.com ka raportuar se Giuntoli tashmë ka rënë në kontakt me agjentët e Hermosos për ta transferuar spanjollin si lojtar të lirë gjatë verës, pasi kontrata e tij me Atletico Madridin skadon në qershor.

‘Zonja e Vjetër’ vlerëson aftësitë e Hermosos për të organizuar aksionet nga mbrojtja si dhe lojën e tij në ajër.

Ai ka një pagë vjetore prej katër milionë eurosh diçka që nuk paraqet aspak problem për strukturat financiare të klubit dhe deri më tani ai po duket opsion më bindës së sa Lloyd Kelly (Bournemouth)./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Ndërkombëtare
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori