LAJMI I FUNDIT:

Juventus në bisedime të avancuara me Ramseyn për shkëputjen e kontratës

Juventus në bisedime të avancuara me Ramseyn për shkëputjen e kontratës

Aaron Ramsey pritet të jetë lojtari i radhës që do të largohet nga Juventusi.

Reklama

Mesfushori uellsian iu bashkua gjigantit italian në verën e vitit 2019 si transferim i lirë nga Arsenali, por ai asnjëherë nuk arriti pritshmëritë.

Së fundmi Ramsey ishte i huazuar te Glasgow Rangers, por edhe në Skoci dështoi duke mos treguar asgjë, për më tepër humbi penalltinë vendimtare në finale të Ligës së Evropës.

31-vjeçari ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në verën e vitit 2023, por ai nuk bën pjesë në planet e Allegrit dhe Juventusi po shqyrton mundësinë që t’ia shkëpusë kontratën.

Ramsey fiton një pagë të lartë prej tetë milionë eurove në sezon dhe italianët duan të ndahen nga ai për mos ta paguar atë pagë të madhe.

Calciomercato ka njoftuar se Juve është në bisedime të avancuara me lojtarin për shkëputjen e kontratës, me Ramseyn i cili pritet të fitoj një shumë rreth katër milionë euro për një gjë të tillë.

E ardhmja e tij pritet të jetë sërish në Ishull, ku Nottingham Forest dhe Cardiff City janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi ka emëruar performancën më të mirë të një portieri që ka parë ndonjëherë

Lionel Messi ka emëruar performancën më të mirë të një portieri që ka parë ndonjëherë

Liga e Kampionëve
Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

La Liga
Boateng zbulon pyetjen e çuditshme që Messi ia kishte bërë rreth Ronaldos, teksa portugezi luante në Serie A

Boateng zbulon pyetjen e çuditshme që Messi ia kishte bërë rreth Ronaldos, teksa portugezi luante në Serie A

Ndërkombëtare
“Ai është një faktor pasigurie” - Lottar Matthaus me kritika për mbrojtësin e Bayernit

“Ai është një faktor pasigurie” - Lottar Matthaus me kritika për mbrojtësin e Bayernit

Bundesliga
Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Ligat tjera
Kimmich ia huqi keq në konferencë për media para ndeshjes së Bayernit me Copenhagen

Kimmich ia huqi keq në konferencë për media para ndeshjes së Bayernit me Copenhagen

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori