LAJMI I FUNDIT:

Juventus, Napoli dhe Manchester United në garë për Paredes

Juventus, Napoli dhe Manchester United në garë për Paredes
Leandro Paredes. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Leandro Paredes do të largohet nga Paris Saint Germain gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori argjentinas ka kërkuar largimin nga klubi pasi hapësirat për të kanë qenë të limituara.


Paredes kërkon më shumë minuta në fushë, por trajneri Thomas Tuchel nuk është duke e preferuar shumë atë.

Kësisoj në adresë të kampionëve në fuqi të Francës kanë ardhur tri oferta për mesfushorin argjentinas.

Napoli ka ofruar 30 milionë euro për lojtarin, ndërsa Juventus po bisedon me Parisin për një shkëmbim të mundshëm mes Paredes dhe Emre Can.

Skuadra tjetër që ka shprehur interesim të madh është Manchester United.

Djajtë e Kuq duan transferimin e argjentinasit dhe i kanë premtuar një fanellë titullari.

Gjithsesi PSG është gati ta largojë argjentinasin, por synon që të fitojë sa më shumë nga shitja e tij. /Telegrafi/