LAJMI I FUNDIT:

Juventus: Largohet Dybala, vjen Aguero

Juventus: Largohet Dybala, vjen Aguero

Fatet e Sergio Agueros dhe Paulo Dybalas mund të lidhen pasi sulmuesi i Manchester Cityt mund të bashkohet me Juventusin për të zëvendësuar ‘La Joyan’.

‘El Kun’ do të largohet nga Manchester City në verë dhe Zonja e Vjetër është ndër pretendentet kryesore për të siguruar shërbimet e tij si lojtar i lirë në fund të sezonit.


La Gazzetta dello Sport konfirmon që Dybala është duke pritur për një ofertë të zgjatjes së kontratës, pasi ka refuzuar një propozim rreth 10 milionë eurosh në vit.

Kjo do të thotë se Juventusi do të shpenzonte 20 milionë euro me gjithë taksa, por nëse Aguero pranon të njëjtën ofertë, Zonja e Vjetër do të shpenzonte vetëm 15 milionë euro falë të ashtuquajturit ‘dekret i rritjes’.

Dekreti ndihmon klubet e Serie A të nënshkruajnë futbollistë të huaj falë një zbritje taksash prej 50 për qind në pagat bruto të lojtarëve dhe trajnerëve që nuk kanë jetuar në Itali për pesë vitet e fundit.

Aguero mbetet në shënjestrën e Juventusit, por Barcelona dhe Paris Saint-Germain janë gjithashtu të interesuar të nënshkruajnë argjentinasin.

Nga ana tjetër, Dybalas i mbetet pak kohë deri në fund të sezonit për të provuar se ai meriton një ofertë më të lartë të kontratës, thuhet në raport.

E ardhmja e sulmuesve argjentinas mund të lidhet, me njërin largim dhe tjetrin arritje në Torino verën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori