LAJMI I FUNDIT:

Juve në pritje të festës (Video)

Juve në pritje të festës (Video)

Juventusi i është afruar akoma më shumë titullit të pestë radhazi në Serie A, pas fitores prej 2-1 kundër Fiorentinas në Stadio Artemio Franchi.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke e kërkuar golin në minutat e para, mirëpo ishin mysafirët ata që e futën të parët topin në rrjet përmes Sami Khediras. Sidoqoftë, goli u anulua për pozitë jashtë loje.


Edhe vendasit shënuan në portën e vizitorëve me anë të Bernardeschit, porse edhe ky gol u anulua për pozitë jashtë loje, megjithëse xhirimet treguan se vendimi i gjyqtarit ishte kundërthënës.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 39-të. Ishte një gol i bukur që u konkretizua nga Mario Mandzukic. Khedira dhuroi një harkim të mirë në zonë, të cilin e priti me kokë Pogba dhe harkoi për kroatin. Sulmuesi bardhezi goditi me të parën dhe topi u ndal në rrjet.

Porse Alvaro Morata nuk e lejoi të zgjaste festa në stadium, por e riktheu menjëherë avantazhin e Bianconerëve (83’).

Në fund të takimit u akordua penalti në favor të nikoqirëve, mirëpo Gianluigi Buffon mbrojti penaltinë e Nikola Kalinic.

Në rast se Napoli dështon të fitojë kundër Romës të hënën, atëherë Juventusi do të shpallet kampion që në këtë xhiro. /Telegrafi/

0-1: Mandzukic i jep Juventusit epërsinë ndaj Violas me një gol të bukur.

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 24 April 2016

Fiorentina 1-1 Juventus: Kalinic

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 24 April 2016

Fiorentina 1-2 Juventus: Alvaro Morata

Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 24 April 2016

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Kalo në kategori