LAJMI I FUNDIT:

Juve konfirmon interesimin për Cavanin

Juve konfirmon interesimin për Cavanin

Menaxheri gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, thotë se sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani, ka tërhequr vëmendjen e Bianconerëve.

Uruguaiani është lidhur me një kalim te Zonja e Vjetër dhe drejtori ka pranuar se klubi nga Torino interesohet për të.


“Cavani është një top lojtar. Jemi duke bërë plane që të ndërtojmë një skuadër konkurruese, jo vetëm në Itali por në gjithë Evropën. Objektivi është që të shfrytëzojmë çdo mundësi”.

“Sot Cavani është lojtar i PSG-së. Nuk e di nëse është në shitje, por ne jemi të interesuar”, është shprehur Marotta për Radio Anch’io Sport.

Ai e ka komentuar edhe çështjen e Paul Pogbas duke thënë se mesfushori nuk është në shitje. /Telegrafi/