Juve interesohet për transferimin e Milan Skriniar
359:"Foto Spada/LaPresse 16 Febbraio 2022 - Milano, Italia Sport, Calcio Inter vs Liverpool - Champions League 2021/2022 - Ottavi di Finale Nella foto : Milan Skriniar (Inter Milan); Photo Spada/LaPresse February 16 , 2022 - Milan ,Italy Sport, Soccer Inter vs Liverpool -- Champions League 2021/2022 - Round 16 In the photo : Milan Skriniar (Inter Milan); 8:"LAPRESSE
Milan Skriniar ende nuk ka vendosur për vazhdimin e kontratës me Interin.
Qendërmbrojtësi sllovak ka pesë vite që është pjesë e Neroazzurëve dhe mund të largohet në verë për faktin se Inter ka nevojë të shes për t'i rregulluar bilancet financiare.
Duke parë situatën e tij, Juventus është duke synuar transferimin e sllovakut gjatë verës.
Kapiteni Giorgio Chiellini tanimë është në një moshë të shtyrë dhe Juventus po e sheh Skriniarin si zëvendësuesin adekuat të italianit.
Mediat italiane kanë raportuar për interesimin e Juventusit për lojtarin, edhe pse duket shumë e vështirë që Inter t'ia shes një yll të skuadrës një rivali siç është Zonja e Vjetër.