LAJMI I FUNDIT:

Jurova: Nuk duhet të ketë amnisti apo falje të krimit

Jurova: Nuk duhet të ketë amnisti apo falje të krimit

Ne dëshirojmë një Ligj shumë të mirë të Prokurorisë Publike dhe një sistem shumë të mirë që do të funksionojë në interes të qytetarëve, që do të thotë, kur dikush kryen një krim, ai duhet të ndëshkohet. Kjo është arsyeja pse ne presim që Maqedonia e Veriut të vazhdojë me hetimet, nuk duhet të ketë amnisti ose falje për krimin, tha për emisionin “Agenda 35 të RTVM” Komisionerja e Drejtësisë, Vera Jurova.

Jurova dje dhe sot po merr pjesë në Forumin Ministror për drejtësi dhe punë të brendshme BE-Ballkani Perëndimorë në Shkup. Gjatë fjalimit të djeshëm të saj theksoi se KE fuqishëm beson se edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut kanë arritur përparim të mjaftueshëm që justifikojnë hapjen e negociatave të pranimit, por ekziston një hapësirë e konsiderueshme në të cilën sundimi i ligjit mund të përmirësohet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne duam ta shohim sektorin e drejtësisë të mbushur me profesionistë të besueshëm të cilët nuk do të kenë asnjë dyshim në integritetin dhe profesionalizmin e tyre, kështu që procesi i vetingut mund të jetë një nga mjetet që mund ta garantojnë atë”, tha Jurova, duke shprehur besim se vendi do të gjejë mënyrën e vet për të garantuar një gjyqësor që do të gëzojë besimin e qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori