LAJMI I FUNDIT:

“Julian Alvarez është më i kompletuar se sa Mbappe dhe Haaland” – përshkrim interesant nga legjenda e futbollit

“Julian Alvarez është më i kompletuar se sa Mbappe dhe Haaland” – përshkrim interesant nga legjenda e futbollit

Ikona e futbollit kilian, Ivan Zamorano beson se Julian Alvarez është një sulmues më i kompletuar se Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Reklama

Argjentinasi ishte një nga talentët e rinj më të mirë në Kampionatin Botëror dhe ishte vërtet jetik për triumfin përfundimtar të Argjentinës.

Sulmuesi i Manchester City shënoi katër gola dhe dha një asistim në gjashtë paraqitje dhe loja e tij inteligjente i lejoi Lionel Messit, ndër të tjera, të lulëzonte në skenën botërore.

Përderisa atij nuk i kushtohet shumë vëmendje te City për shkak të Haalandit, Zamorano ka pohuar se 22-vjeçari është një sulmues më i fortë se shoku i tij i skuadrës.

Zamorano u paraqit mbi 250 herë për Real Madridin dhe Interin së bashku dhe shënoi 34 gola në 69 ndeshje për Kilin, dhe qëndron si një nga lojtarët e tyre më të mirë ndonjëherë.

“Julian Alvarez është një sulmues më i kompletuar se Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. Haaland nuk është i mirë në krahë”, ka thënë legjenda e futbollit.

“Dhe Mbappe nuk është i dalluar si një sulmues qendror. Julian i bën të gjitha këto”.

Alvarez e mposhti Mbappe në finale, i cili shënoi një hattrick në humbje, por Zamorano zbuloi gjithashtu se ai beson se lojtari i Cityt është sulmuesi më i kompletuar në botë dhe pretendon se ai është një sulmues që bën ‘gjithçka’ mirë.

“Sot, në futbollin aktual, më duket se Julian është sulmuesi më i kompletuar që ekziston. Ai është një djalë që bën gjithçka mirë: shkon mirë në krahë, hyn shumë mirë nga anët, është mbrojtësi i parë, solidarizohet me shokët e skuadrës, gjuan shumë mirë, gjuan nga e djathta dhe nga e majta, ka aftësi për fuqi fizike në terrenin e shkurtër, por edhe atë të gjatë, e ka treguar në golin që shënoi ndaj Kroacisë”, vazhdoi ai.

Alvarez bëri transferimin prej 21.4 milionë euro te City në janar, por u huazua përsëri te River Plate deri në fund të sezonit të tyre dhe më pas iu bashkua skuadrës së Pep Guardiolës në verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Al Hilal cakton datën e njoftimit të nënshkrimit me Messin, kontrata pritet të jetë marramendëse

Al Hilal cakton datën e njoftimit të nënshkrimit me Messin, kontrata pritet të jetë marramendëse

Ligat tjera
Dhjetë ditë që do të shënojnë historinë e Barcelonës

Dhjetë ditë që do të shënojnë historinë e Barcelonës

La Liga
Bayerni pritet të nënshkruajë këtë verë me tre yje, në mesin e tyre edhe Granit Xhaka

Bayerni pritet të nënshkruajë këtë verë me tre yje, në mesin e tyre edhe Granit Xhaka

Bundesliga
Casemiro ‘nuk do të habitej’ nëse Vinicius Jr do të vendonte të largohej nga Real Madridi

Casemiro ‘nuk do të habitej’ nëse Vinicius Jr do të vendonte të largohej nga Real Madridi

La Liga
“Duhet të flasësh të paktën tre gjuhë dhe të luash në tre pozicione”, Fernandinho zbulon sekretet e Guardiolës

“Duhet të flasësh të paktën tre gjuhë dhe të luash në tre pozicione”, Fernandinho zbulon sekretet e Guardiolës

Premier League
Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me Harry Kane, pavarësisht nëse Benzema qëndron apo largohet

Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me Harry Kane, pavarësisht nëse Benzema qëndron apo largohet

La Liga
Kalo në kategori