Marrëveshja e spanjollit, e cila pritet të përfundoj në fund të këtij muaji, pritet të zgjatet edhe për një kohë më të gjatë.

Djajtë e Kuq i kanë ofruar mesfushorit një propozim, i cili do të mbajë edhe për së paku një vit në Old Trafford.

Klubi tashmë ka konfirmuar se Ander Herrera dhe Antonio Valencia, kontratat e të cilëve përfundojnë më 30 qershor, do të largohen nga klubi.

Herrera ka nënshkruar me Paris Saint Germain, ndërsa Valencia ende nuk e ka konfirmuar të ardhmen e tij.

Theksojmë se 31-vjeçari është transferuar në vitin 2014 nga Chelsea pas rikthimit të Jose Mourinhos në stol në Stamford Bridge.

Ndryshe, Mata deri më tani ka pasur 161 paraqitje për anglezët dhe ka shënuar 33 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/