LAJMI I FUNDIT:

“Ju e doni një kombëtare tjetër”, Valon Behrami: Gjithmonë kanë bërë dallime mes shqiptarëve dhe të tjerëve

“Ju e doni një kombëtare tjetër”, Valon Behrami: Gjithmonë kanë bërë dallime mes shqiptarëve dhe të tjerëve
Soccer Football - World Cup - Group E - Serbia vs Switzerland - Kaliningrad Stadium, Kaliningrad, Russia - June 22, 2018 Switzerland's Granit Xhaka celebrates scoring their first goal REUTERS/Gonzalo Fuentes

Valon Behrami është pensionuar prej kombëtares zvicerane në mënyrë të dhunshme.

Mesfushori mitrovicas, Behrami gjatë ditës së djeshme ka treguar se Vladimir Petkovic përmes telefonit i ka thënë se nuk llogaritë më në shërbimet e tij.


“Dua të them, mendova se ishte një telefonatë kortezie. Por në atë telefonatë, ai dëshironte të më tregonte derën e Kombëtares. Një muaj pas humbjes në Kupën e Botës në Rusi, kishte dinamika të cilat nuk më pëlqenin. Dinamika të cilat nuk i përshtateshin qëllimit tim në skuadër. Unë gjithmonë e kam promovuar unitetin. Skuadra duhet të jetë gjithmonë e bashkuar, si në situata pozitive, ashtu edhe në situata negative. Te ne, kishte një ndarje. Por si djalë i ri, unë tentova të ndërtoj një skuadër, kështu jam rritur unë. Sporti, dhe mbi të gjitha futbolli, i bashkojnë kombësitë dhe kulturat e reja. Rezultati është një kombëtare e bashkuar dhe kjo është ajo që e karakterizonte Zvicrën. Gjithmonë kam luftuar për këtë gjë”, është shprehur ai.

Kjo ka bërë që të lojtari të revoltohet për mënyrën se si i ishte kumtuar lajmi, megjithatë ka treguar edhe disa të pathëna deri më tani rreth Zvicrës.

Në fakt, ai ka vazhduar të tregoj në një intervistë për RSI se gjithmonë ka ekzistuar një hendek mes futbollistëve shqiptarë dhe atyre zviceran, veçanërisht ne udhëheqësit e futbollit zviceran.

“Unë pajtohem. Gjestet ndaj Serbisë na ndanë. Ne po shkojmë në një drejtim dhe duam të krijojmë një ambient të mirë përreth nesh që e bën Zvicrën krenare. Pastaj na pensionuam pas Kupës së Botës. Në këtë pikë është gjithmonë e lehtë të kritikohet, të kërkohet një ndarje me ne. Na u tha që ne do të preferonim një komb tjetër, por ne kemi dëshmuar se i përkasim vetëm njërit. Ne gjithmonë kemi përgjegjësi si zviceran. Të dy në fitore dhe në humbje”, tha Behrami.

Valon Behrami, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemajli dhe Granit Xhaka – shqipet te kombëtarja zvicerane

Mesfushori ka treguar se ka pasur edhe reagime të ashpra, herë pas here edhe fyerje verbale.

“Ka pasur lojtarë që reaguan me dhunë. Gjithmonë u përpoqa ta qetësoja. Pastaj Sekretari i Përgjithshëm më kërkoi ndihmë nëse mund të qetësoja kolegët. E bëra këtë sepse gjithmonë dëshiroja të jemi një dhe jo të ndarë” tha 33-vjeçari.

Granit Xhaka reagon për përjashtimin e Valon Behramit nga Zvicra
Lexo po ashtu Granit Xhaka reagon për përjashtimin e Valon Behramit nga Zvicra

Futbollisti në fund tha se do ta mbështes Zvicrës dhe se e ka telefonuar Granit Xhakën duke i uruar të jetë një lider i vërtetë i këtij ekipi dhe se i ka ofruar ndihmë.

Ndryshe, Behrami ka luajtur 83 ndeshje për ekipin zviceran dhe ka shënuar dy gola gjatë 15 vjetëve karrierë në kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori