LAJMI I FUNDIT:

Joshua dhuron shou para 1000 tifozëve në stërvitje, thotë se fitorja nuk vjen vetëm në ring

Joshua dhuron shou para 1000 tifozëve në stërvitje, thotë se fitorja nuk vjen vetëm në ring

Anthony Joshua e ndien veten fitimtar ndaj Joseph Parker ende pa u luajtur ndeshja, pasi kjo ndjenjë i erdhi pas stërvitjes së tij 20 minutëshe në St David’s Hall të Cardiffit.

Boksieri britanik do të ndeshet me atë nga Zelanda e Re në meçin për unifikimin e titujve në peshat e rënda në boks.


Përfitimet e Joshuas dhe Parkerit nga meçi i të shtunës, ndarja është bërë në raport 67:33 në favor të britanikut
Lexo po ashtu Përfitimet e Joshuas dhe Parkerit nga meçi i të shtunës, ndarja është bërë në raport 67:33 në favor të britanikut

Kjo përballje llogaritet të jetë shumë e madhe pasi të dy boksierët kanë rekord të qind për qind deri më tani, njëri me 20 fitore e tjetri me 24 sosh për këtë do të jetë interesant deri në fund pasi nuk dihet fituesi.

Megjithatë, Joshua ndjehet fitimtar ende pa filluar ky meç pasi këtë ndjesi ja dhuruan mbështetësit e tij gjatë një stërvitje.

Joshua u dha mbështetësve të tij një paraqitje të shkurtër të asaj që mund të presin të shtunën dhe aty fitoi ovacione të mëdha gjatë ecjes dhe stërvitjeve në sallën e St Davidit.

Kampioni i peshave të rënda u shfaq për 20 minuta në stërvitje publike, aty ku dashuria e tifozëve e bëri të ndjehet fitimtar.

“Nuk mund të fitosh vetëm në ring. Edhe kjo është fitore”, ka shkruar Joshua në postimin e tij në profilin privat në Facebook.

Ndryshe, meçi i shumëpritur mes Joshuas dhe Parkerit do të zhvillohet më datë 31 mars (e shtunë) në Principality Stadium të Cardiffit.

Fituesi do të unifikojë titujt e peshave të rënda duke mbajtur rripat IBF, WBA dhe WBO. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori