LAJMI I FUNDIT:

Joshua dhe Fury pranë arritjes së marrëveshjes për meçin unifikues për 220 milionë euro

Joshua dhe Fury pranë arritjes së marrëveshjes për meçin unifikues për 220 milionë euro
(Fotomontazh: Getty Images/Matchroom Boxing)

Këtë javë pritet të fillojnë bisedimet për duelin e shumëpritur të boksit ndërmjet Anthony Joshua dhe Tyson Fury, dhe marrëveshja pritet të arrihet brenda dy ditësh.

Sipas promovuesit të boksit, Eddie Hearn, dy kampionët pritet t’i ndajnë për gjysmë përfitimet, gjegjësisht nga 100 milionë funte secili (110 milionë euro).


Meçi i kampionit të IBF, WBA, WBO e IBO dhe atij të WBC pritet të zhvillohet kah muaji maj i vitit të ardhshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar ose Arabi Saudite.

(Foto: Getty Images/Guliver)

“Të gjithë jemi pro atij meçi. E vetmja gjë që duhet zgjidhur është lokacioni dhe disa çështje televizive. Kaq”.

“Të gjithë (nga të dyja palët) janë pajtuar për financat, 50-50 për duelin e parë, 60-40 në duelin e dytë për fituesin”.

“Mund ta nënshkruajmë një marrëveshje dhe pastaj të bisedojmë për lokacione të ndryshme, të shohim se ku mund t’i marrim paratë”, ka deklaruar Hearn, citon MailOnline Sport.

Ai ka shtuar se shumë totale prej 220 milionë eurosh (nga 110 milionë euro secili) është ajo që presin dy boksierët nga një duel i tillë unifikues që fituesin do ta bënte kampion të padiskutueshëm në kategorinë e peshave të rënda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori