LAJMI I FUNDIT:

Jose Enrique luajti për herë të parë qëkur e mposhti kancerin e rrallë në tru

Jose Enrique luajti për herë të parë qëkur e mposhti kancerin e rrallë në tru

Jose Enrique ndoshta nuk do të luajë kurrë më futboll në nivel të lartë, por ai e ka rikthyer sërish topin në këmbët e tij në një ndeshje me legjendat e Liverpoolit.

Mbrojtësi i majtë spanjoll kishte një karrierë të bujshme, pasi ka luajtur për skuadra të njohura si Liverpool dhe Newcastle United, por që një kancer i llojit të rrallë në tru e tronditi atë.

Enrique njihet si një lojtar i ndershëm dhe që e ka vënë klubin përpara qëllimeve të veta, mirëpo ai nuk e shijoji karrierën si një profesionist deri në fund.

Ai kaloi pesë vjet në Merseyside duke bërë 99 paraqitje, por mjerisht, karriera e tij u ndalua para kohe për shkak të dëmtimit të gjurit në fillim të vitit 2018, ndërsa një lajm tjetër doli se ai po luftonte gjithashtu me një formë të rrallë kanceri.

Përpjekja e vendosur e Enrique u bë e qartë dhe pas 11 muajsh dhe një operacioni masiv për të hequr një tumor të trurit, kur edhe njoftoi se e kishte fituar betejën.

Spanjolli i është rikthyer fushës së gjelbër me legjendat e Liverpoolit, duke treguar se është në gjendje të mirë, por edhe duke e marrë topin në këmbët e tij, pas një beteje të vështirë. /Telegrafi/

Jose Enrique (Foto: Liverpool FC/Twitter)

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori