Rivaliteti midis Israel Adesanya dhe Jon Jones është rritur edhe më tutje, pasi ky i fundit bëri disa goditje serioze duke e tallur të parin pas humbjes së tij në UFC 259 nga Jan Blachowitz të dielën në mëngjes.

Adesanya është mposhtur nga Blachowicz në një super-meç të zhvilluar në UFC 259 mëngjesin e sotëm në UFC APEX në Las Vegas, Nevada.

Dyshja u përplasën në një garë për titullin e në kategorinë gjysmë të rëndë (84-93 kg) dhe luftëtari nigerian përjetoi humbjen e parë në karrierë.

Blachowicz triumfon ndaj Adesanyas në super-meçin e UFC dhe ia shkakton humbjen e parë në karrierë Blachowicz triumfon ndaj Adesanyas në super-meçin e UFC dhe ia shkakton humbjen e parë në karrierë

Kjo humbje e Adesanyas ka bërë që ai të bëhet objekt i ‘talljes’ nga luftëtari tjetër i njohur i UFC-së, Jon Jones.

“Kurrë nuk e mendoj, kjo ia vlen as për kohën time”, ishte postimi i bërë nga Jones në rrjetet sociale.

Megjithatë, ky postim nuk ishte i vemi nga amerikani, pasi Jones ia kushtoi disa postime Adesanyas, ndërsa nuk la pa e lavdëruar kundërshtarin e tij, Blachowicz.

Kjo tallje dhe ky reagim i “The Bones” vjen pasi Adesanya ka deklaruar disa herë se synon të luftojnë me Jones.

Adesanya ‘ngacmon’ tifozët rreth një super-lufte me Jon Jones në dhjetor të 2021 Adesanya ‘ngacmon’ tifozët rreth një super-lufte me Jon Jones në dhjetor të 2021

Adesanya ka thënë se dëshiron të bëhet luftëtari më i mirë ‘kile për kile’ në UFC dhe dhjetori do të ishte ideal për një luftë me “Kockën’. /Telegrafi/