LAJMI I FUNDIT:

Jokeri do të jetë një komik i dështuar në filmin e ri, të cilin pritet ta portretizojë Joaquin Phoenix

Jokeri do të jetë një komik i dështuar në filmin e ri, të cilin pritet ta portretizojë Joaquin Phoenix
Reklama

Filmi i ri për Jokerin, karakterin e pëlqyer negativ, do ta paraqesë atë si një komik të dështuar.

Todd Phillips do të jetë regjisor i filmit, ndërsa protagonistin negativ pritet ta luajë Joaquin Phoenix. I famshmi Martin Scorsese është producent ekzekutiv i projektit.


Heath Ledger në rolin e Jokerit (“The Dark Knight”, 2008)

Jokeri në këtë film do të paraqitet si një komik ‘stand up’ nga vitet e tetëdhjeta, të cilin një tragjedi personale e shndërron në keqbërës.

Ngjarja është e bazuar në stripin komik, “The Killing Joke”, nga viti 1988, të cilin e kishin publikuar Alan Moore dhe Brian Bolland.

Jack Nicholson në rolin e Jokerit (“Batman”, 1989)

“The Killing Joke” edhe sot e kësaj dite konsiderohet si një prej ‘stripave’ më të mirë për Batmanin.

Xhirimet e filmit të ri pritet të fillojnë kah mesi i këtij viti, ndërkaq realizimi është duke u vonuar për shkak të korrigjimeve në skenar.

Jared Leto në rolin e Jokerit (“Suicide Squad”, 2016)

Todd Phillips është i angazhuar edhe për këtë pjesë, ndërsa skenarin është duke e përgatitur në bashkëpunim Scott Silver.

I ndjeri Heath Ledger, si dhe aktori dhe rokeri, Jared Leto, janë yjet që e kanë portretizuar Jokerin në vitet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A t'i jap 200 mijë euro, vetëm mos e tradhto gruan” - përplaset ashpër Blero me Bucin

“A t'i jap 200 mijë euro, vetëm mos e tradhto gruan” - përplaset ashpër Blero me Bucin

Magazina
Publikohet video e sikletshme e Santianës, zhvishet në sy të banorëve të tjerë për të ndërruar veshjen

Publikohet video e sikletshme e Santianës, zhvishet në sy të banorëve të tjerë për të ndërruar veshjen

Magazina
Linda akuzon Lumbardhin për ngacmim seksual: Doje të ma fusje gishtin në gojë, vetëm burrit tim ia lëpij krejt gishtat

Linda akuzon Lumbardhin për ngacmim seksual: Doje të ma fusje gishtin në gojë, vetëm burrit tim ia lëpij krejt gishtat

Magazina
Linda Halimi humbet kontrollin ndaj Kaderit: Ti që shitesh për 500 euro

Linda Halimi humbet kontrollin ndaj Kaderit: Ti që shitesh për 500 euro

Magazina
Dua Lipa bëhet zyrtarisht ambasadore e markës

Dua Lipa bëhet zyrtarisht ambasadore e markës "Porsche", nënshkruan kontratë multi-milionëshe me brendin e famshëm të veturave

Magazina

"Ndale kamerën, nënën...", momenti kur Blero flet në gjumë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kalo në kategori