LAJMI I FUNDIT:

“Joker” shpallet filmi më i mirë në Festivalin e Venecias

“Joker” shpallet filmi më i mirë në Festivalin e Venecias
Todd Phillips dhe Joaquin Phoenix (Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)

Filmi “Joker” e ka fituar çmimin kryesor në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Reklama

Realizmi i regjisorit Todd Phillips e rrëmbeu Luanin e Artë në kategorinë për filmin më të mirë.

Projekti me Joaquin Phoenix në rolin kryesor, do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 4 tetori, ndërsa protagonist e ka armikun kryesor të Batmanit, Jokerin.

Regjisori Todd Phillips dhe aktori Joaquin Phoenix (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Ngjarja përcjell jetën e një komiku të dështuar, i cili përballet me dhunën teksa ec rrugëve të qytetit Gotham i veshur si kloun. Ai dalëngadalë shndërrohet në një mjeshtër të krimit, i njohur si Joker.

Phoenix i ka dhënë karakterit negativ një fytyrë të re, pas Jared Leto (“Suicide Squad”) e Heath Ledger (“The Dark Knight”), të cilët e kanë luajtur më herët.

Edicioni i 76-të i Festivalit të Venecias, festivali më i vjetër botëror i filmit, është mbajtur në periudhën 28 gusht – 7 shtator. /Telegrafi/


Në trend Magazina

Më shumë
Mediat angleze shkruajnë për modelen nga Kosova - Franceska Murati, refugjatja që dikur bullizohej në shkollë u shpall

Mediat angleze shkruajnë për modelen nga Kosova - Franceska Murati, refugjatja që dikur bullizohej në shkollë u shpall "Mis Central London"

Magazina
Beatrix Ramosaj shkëlqen në fustan të kuq teksa feston ditëlindjen e 29-të

Beatrix Ramosaj shkëlqen në fustan të kuq teksa feston ditëlindjen e 29-të

Magazina
Shoqëria e tyre vazhdon edhe jashtë BBVK, Vedati publikon imazhe përkrah Gresës dhe Andit

Shoqëria e tyre vazhdon edhe jashtë BBVK, Vedati publikon imazhe përkrah Gresës dhe Andit

Magazina
Rita Ora shoqërohet nga bashkëshorti Taika Waititi edhe gjatë stërvitjeve, çifti shfaqen në formë të mirë përkrah njëri-tjetrit

Rita Ora shoqërohet nga bashkëshorti Taika Waititi edhe gjatë stërvitjeve, çifti shfaqen në formë të mirë përkrah njëri-tjetrit

Magazina
Luizi tregon se çfarë raportesh ka me Efin pas përfundmit të Big Brother VIP Albania

Luizi tregon se çfarë raportesh ka me Efin pas përfundmit të Big Brother VIP Albania

Magazina
Sam Asghari shënon përvjetorin e parë të martesës me Britney Spears, teksa artistja fshin sërish llogarinë në Instagram

Sam Asghari shënon përvjetorin e parë të martesës me Britney Spears, teksa artistja fshin sërish llogarinë në Instagram

Magazina
Kalo në kategori