Johnson: Dilni dhe shfrytëzoni të drejtën tuaj të votoni në referendum (Video)
Senatori amerikan Ron Johnson pas takimit që e kishte në Qeveri me kryeministrin Zoran Zaev tha “dilni dhe shfrytëzoni të drejtën tuaj të votoni në referendum. Tregoni liderëve tuaj se përkrahni kombin tuaj dhe rrugëtimin e vendit në rrugët drejt integrimeve euro-atlantike”.
Senatori Johnson takimin me Zaevin e vlerësoi si shumë pozitive dhe tha se në Maqedonia ka ardhur që të jep pëkrahje për gjithë procesin e zgjidhjes së kontestit me emrin deri tek integrimi final i Maqedonisë në BE dhe NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shumë e rëndësishme për Maqedoninë dhe Greqinë të kenë zgjidhur çështjen e emrit. Të dy vendet kanë dy liderë të guximshëm, kryeministra që investuan në përpjekje të madhe për ta zgjidhur këtë kontest. Ajo është e vetmja mënyrë ku Maqedonia mund të bëhet anëtare e NATO-s”, deklaroi senatori Johnson.
Ai ju bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, të votojnë në referendum që do të mbahet më 30 shtator. Në lidhje me rezistencën, që marrëveshja e ka në Maqedoni dhe Greqi, por edhe për qëndrimin e OBRM-PDUKM-së dhe Kryetarit Gjorgje Ivanov se marrëveshja është e dëmshme, Johnson theksoi se në Maqedoni vjen nga Greqia dhe atje kundërshtime të mëdha ndaj marrëveshjes.
“Ky kontest zgjati 27 vite, kryeministrat e të dyja vendeve udhëhiqnin bisdime të rënda, punuan me Qeverinë amerikane, kjo marrëveshje në fakt është vendim i Maqedonisë”, tha senatori Johnson, i cili është bashkë-sponsor i Rezolutës së Senatit të ShBA-ve për përkrahjen e marrëveshjes së Prespës.
Johnson pas takimit me Zaevin në Qeveri, është e paraparë që të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Senatori Johnson është një nga bashkëpunëtorët e a lartë të Pesidentit të ShBA-ve Donal Trump, i ngarkuar për misione speciale. Njëherë, ai është edhe kryesues i nën-komitetit për bashkëpunim evropian dhe rajonal për siguri.
Johnson, i cili është kryesues i Komisionit të Senatit për siguri shtetërore, përveç Maqedonisë, do ta vizitojë Greqinë, Kosovën dhe Serbinë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit Allen-Osmani
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare