LAJMI I FUNDIT:

Johnny Depp thotë se është bojkotuar nga Hollywoodi për shkak të grindjeve dhe çështjeve ligjore me Amber Heard

Johnny Depp thotë se është bojkotuar nga Hollywoodi për shkak të grindjeve dhe çështjeve ligjore me Amber Heard
Johnny Depp dhe Amber Heard (Foto: YouTube)

Johnny Depp ka folur për betejën e tij të vazhdueshme ligjore me ish-gruan, Amber Heard.

Depp u martua me Heard në 2015 pasi krijoi një lidhje me të në setin e “Rum Diary” në 2009.


Martesa dhe marrëdhënia e tyre kishin një ndikim të madh në Hollywood dhe fansat po ashtu vazhdojnë t’i përcjellin në çdo hap.

Johnny Depp dhe Amber Heard (Foto: YouTube)

Fatkeqësisht, martesa nuk doli të ishte përralla që shumë kishin shpresuar të ishte, me Heard që paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2016 dhe akuzoi aktorin për dhunë në familje.

Ylli amerikan, megjithatë, i mohoi këto akuza, duke këmbëngulur se ‘po përpiqej të siguronte një zgjidhje të parakohshme financiare duke pretenduar abuzim’. Më pas u zhvillua një betejë ligjore, pasojat e së cilës vazhdojnë të ndihen edhe sot.

Para se divorci i dyshes të finalizohej në 2017, çifti arriti një marrëveshje prej 7 milionë dollarësh jashtë gjykatës, ku 35 vjeçarja tërhoqi kërkesën e saj për një urdhër mbrojtjeje të dhunës në familje.

Në muajt pasues, të njëjtit gjithashtu bënë një deklaratë të përbashkët për ndarjen e tyre.

Johnny Depp dhe Amber Heard (Foto: Getty Images)

Por në vitin 2018, Heard shkroi një artikull për The Washington Post, duke thënë se Depp e kishte abuzuar fizikisht atë. Kjo bëri që Depp të padisë ish-gruan e tij për 50 milionë dollarë, hetimi për të cilat është ende në vazhdim.

Një problem të tillë 58 vjeçari edhe e kishte edhe me tabloidin The Sun.

Aktori tani është hapur për mënyrën sesi beteja e tij ligjore me Amber po ndikon në karrierën e tij.

Në një bisedë të kohëve të fundit me Sunday Times, ai pohoi se Hollywoodi po e bojkoton atë për shkak te grindjeve dhe çështjeve ligjore.

Artisti iu referua veçanërisht filmit të tij të fundit artistik, dramës historike “Minamata”, e cila u shfaq premierë në Mbretërinë e Bashkuar të premten, por akoma nuk është përfolur për një premierë në Amerikë.

Johnny Depp dhe Amber Heard (Foto: Getty Images)

Depp nënkuptoi se arsyeja pse filmi i tij nuk është shfaqur akoma në ShBA është padia e tij për shpifje kundër The Sun dhe çështja e tij në pritje kundër Heard, të cilat, në këtë pikë, po paraqesin pengesa kryesore në karrierën e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori