LAJMI I FUNDIT:

“John Wick” do të shndërrohet në serial, nuk do të mungojë edhe paraqitja e Keanu Reeves (Video)

“John Wick” do të shndërrohet në serial, nuk do të mungojë edhe paraqitja e Keanu Reeves (Video)

Tashmë është konfirmuar seriali televiziv i bazuar në filmat “John Wick”, ndërsa Keanu Reeves pritet të jetë pjesë në ndonjë episod.

Chad Stahelski, bashkëregjisor i filmit të parë dhe regjisor kryesor i filmit të dytë, e kishte dhënë këtë ide që në muajin janar të këtij viti.


Ndërsa në një intervistë për IndieWire, ka bërë të ditur se së bashku me skenaristin Derek Kolstad janë duke e zhvilluar serialin me titull “The Continental”.

Në film, ‘The Continental’ është zinxhiri i hoteleve ku vrasja është e ndaluar në mënyrë të rreptë. Ndërsa seriali do të bazohet pikërisht te këto hotele anekënd botës.

“(Seriali) është shumë i lidhur me filmin, flet për Continental-ët në gjithë botën, si depërtojnë njerëzit e caktuar në atë botë dhe çfarë ndodh me këta njerëz”, ka deklaruar Stahelski për IndieWire.

Kur është pyetur se a do të paraqitet Keanu Reeves në rolin e John Wick në serial, regjisori është përgjigjur: “Mendoj se do të ketë një paraqitje…, mirëpo seriali nuk është i përqendruar rreth John Wick”. /Telegrafi/