John Cena flet për transplantimin e flokëve: Ma ndryshoi plotësisht jetën

Mundësi profesionist dhe aktori amerikan, John Cena, ka folur për procesin e transplantimit të flokëve që ka kryer gjatë viteve të fundit, duke treguar se ky ndryshim ka pasur një ndikim të madh në jetën e tij.
Cena ka thënë se rezultati i ri i flokëve i përshtatet shumë dhe se qëllimi i tij ishte të rikthente më shumë flokë në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Qëllimi ishte të kisha më shumë flokë dhe kjo ishte mënyra më e mirë për ta arritur. E dua mjekun tim. Kjo ma ndryshoi plotësisht jetën”, ka deklaruar ai.

Aktori tregoi se ishte aq i kënaqur me punën e mjekut të tij, saqë vendosi të rikthehej për një ndërhyrje të dytë rreth 15 muaj pas transplantimit të parë.
Sipas tij, operacioni i parë zgjati rreth 13 orë e gjysmë, ndërsa i dyti rreth tetë orë.
Cena ka theksuar se ka besim të plotë te mjeku i tij dhe te i gjithë procesi, duke e cilësuar transplantimin e flokëve si një hap shumë të rëndësishëm për të.
Më herët, në një intervistë për revistën People, ai kishte thënë se ky ndryshim i ka dhënë një ndikim pozitiv edhe në karrierën e tij si aktor.

Sipas tij, një pamje e re dhe një stil tjetër i flokëve mund të ndihmojnë në marrjen e roleve të reja dhe në zhvillimin e mëtejshëm profesional. /Telegrafi/














































