LAJMI I FUNDIT:

Joachim Low do të largohet nga Gjermania – Klopp pyetet nëse do të marrë postin e selektorit të Die Mannschaft

Joachim Low do të largohet nga Gjermania – Klopp pyetet nëse do të marrë postin e selektorit të Die Mannschaft

Tashmë është zyrtare se Joachim Low do të jap dorëheqje nga posti i selektorit të Gjermanisë pas Kampionatit Evropian.

Trajneri gjerman drejtoi Die Manschaft drejt fitimit të Kupës së Botës në vitin 2014, mirëpo tani mendon që të marrë drejtimin e një skuadre.


Në lidhje me dorëheqjen e Low, Jurgen Klopp është pyetur nëse mund të marrë timonin e kombëtares gjermane.

Strategu aktual i Liverpoolit ka qenë shumë i drejtpërdrejt, duke sqaruar se ai nuk është në dispozicion të sfidojë vetën në atë nivel garash.

“Ju duhet ta bëni pyetjen më ndryshe. A do të jem në dispozicion për punën ( trajnerit) te Gjermania? Jo!”, ka thënë Klopp.

“Joachim Low ka bërë një punë të mrekullueshme dhe është një trajner i suksesshëm. Unë e kuptoj që pas kampionatit ai do të kërkojë një rrugë të re”.

“Punën e tij mund të bëjë dikush tjetër dhe shpresoj që të bëjë atë çfarë ka bërë Low”, ka përfunduar trajneri gjerman.

Klopp mund të largohet nga Liverpooli, pasi aktualisht kampioni në fuqi po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve dhe gjermani mund të shkarkohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori