LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Cahill, Milani interesohet edhe për Baillyn dhe Caion

Jo vetëm Cahill, Milani interesohet edhe për Baillyn dhe Caion

Milani vazhdon të kërkojë përforcime mbrojtëse në afatin e janarit, pasi tani synon Rodrigo Caio të Sao Paulos dhe Eric Bailly të Manchester Unitedit.

Rossonerët janë në thellësinë e një krize të dëmtimeve, pasi kanë humbur Alessio Romagnolin, Mateo Musacchion, Mattia Caldaran, Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventuran, të cilët do të mungojnë nga një deri në pesë muaj.


Problemet më të mëdha janë në mbrojtje dhe drejtori sportiv Leonardo është i vendosur për të bërë  përpjekje për të gjetur zëvendësime.

Milani interesohet për Cahillin
Lexo po ashtu Milani interesohet për Cahillin

Emri i parë që u lajmërua si një opsion për mbrojtjen e kuqezinjve ishte mbrojtësi anglez i Chelseat, Gary Cahill.

Por, tani ka njoftime për një takim tjetër me përfaqësuesit e Rodrigo Caio për yllin 25-vjeçar të brazilianëve të Sao Paulos.

Ndërkohë, sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Milani i ka kërkuar gjithashtu edhe Manchester Unitedit, mbrojtësin Bailly në huazim për afatin e janarit.

24-vjeçari nga Bregu i Fildishtë është gjithnjë e më i inatosur me mungesën e minutave, pasi tani është bërë zgjidhje e fundit në repartin e mbrojtjes nga Jose Mourinho.

Milani përballet me konkurrencë për Baillyn nga Paris Saint-Germain, Arsenali dhe Tottenham Hotspur, ndërsa për Caion rruga është më e lehtë për të ardhur te transferimi i tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori