LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Bayerni, edhe dy gjigantët italianë duan transferimin e Trevoh Chalobah

Jo vetëm Bayerni, edhe dy gjigantët italianë duan transferimin e Trevoh Chalobah

Trevoh Chalobah ende nuk ka luajtur asnjë minutë këtë edicion me Chelsean, shkaku edhe i lëndimit që ka pësuar në fazën përgatitore.

Megjithatë qendërmbrojtësi anglez nuk është në planet e trajnerit Mauricio Pochettino i cili nuk llogarit në shërbimet e tij.


24-vjeçari ishte shumë pranë transferimit te Bayern Munich në afatin kalimtar të verës, por në fund dështoi marrëveshja mes palëve.

Pochettino merr lajm të madh, tre yjet e skuadrës kthehen për ndeshjen ndaj Arsenalit
Lexo po ashtu Pochettino merr lajm të madh, tre yjet e skuadrës kthehen për ndeshjen ndaj Arsenalit

Gjithsesi largimi i tij në janar nga Chelsea është mëse i sigurt pasi ofertat nuk mungojnë për anglezin.

Calciomercato ka raportuar se përveç Bayern Munichut që është ende në garë, lojtari kërkohet edhe nga dy top klube italiane.

Do të jetë i larguari i parë në janar, Chelsea ia cakton çmimin e largimit mbrojtësit Chalobah
Lexo po ashtu Do të jetë i larguari i parë në janar, Chelsea ia cakton çmimin e largimit mbrojtësit Chalobah

Juventus dhe Roma janë dy skuadrat që duan ta përforcojnë mbrojtjen dhe Chalobah është në listën e dëshirave të tyre.

Londinezët janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij nëse paguhen 25 milionë euro për largimin e Chalobah. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori