Mysafirët e filluan më mirë takimin dhe dukej të kishin një disponim për këtë përballje, mirëpo e kishin të vështirë të impononin lojën e tyre ndaj një skuadre e cila gjithmonë dominon me posedimin e topit.


messi ron1

Nuk kaloi shumë kohë dhe Blaugranët filluan ta bartin rrezikun drejt portës kundërshtare, ku disa herë u penguan nga gardiani Iker Casillas.

Nga intervenimet bravuroze të San Iker në fraksionin e parë, përmendim mbrojtjen e dy goditjeve të Leo Messit dhe një të David Villas.

puyol2

Ashtu si në pjesën e parë edhe në të dytën më energjikë në fillim u treguan Mbretërit, mirëpo nuk kaluan shumë minuta dhe Barcelona kaloi në epërsi.

Një pasim i mrekullueshëm i Andres Iniestas, e nxori Pedron ballë për ballë me Casillasin, ndërsa fitimtar doli sulmuesi i ri blaugran (54’).

marcelo3

Mbrojtësi i krahut, Marcelo, u dha shpresë mysafirëve duke barazuar rezultatin (64’), ndërsa të gjithë punën e kreu Angel Di Maria.

Deri në fund të takimit nuk pati gola të tjerë, ashtu që Barcelona kualifikohet në finalen e Wembleyt, ku gjasat janë të mëdha të luajë kundër Manchester Unitedit që ka epërsi prej dy golash ndaj Schalkes, sidoqoftë të presim edhe ndeshjen e të mërkurës mbrëma. /Telegrafi/

telegrafi sport app