LAJMI I FUNDIT:

Jevtiq: Albin Kurti e ka obligim ligjor të flas me Listën Serbe

Jevtiq: Albin Kurti e ka obligim ligjor të flas me Listën Serbe

Nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq, ka thënë se brenda këtij subjekti nuk e kanë diskutuar ende çështjen e pjesëmarrjes së tyre në Qeverinë e cila pritet të drejtohet nga Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.

“Kjo nuk është diçka që mund ta themi këtë moment. Brenda Listës Serbe nuk kemi biseduar fare për atë temë nëse do ta kemi prioritet pjesëmarrjen në këtë qeveri. Për ne është prioritet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur interesin e atyre që para së gjithash kanë votuar për Listën Serbe, pjesëtarët e popullit serb në Kosovë”, ka thënë Jevtiq.


Lidhur me deklarimet e Albin Kurtit se Lista Serbe nuk do të jetë e përfshirë në Qeverinë në ardhje, Dalibor Jevtiq në Info Magazine të Klan Kosovës tha se duhet respektuar ligjin e Kushtetutës.

”Duhet të kthehem mbrapa, nëse shihni një renditje të deklaratave dhe qëndrimeve që kemi thënë ne nuk kemi asnjë ndryshim ajo që është esenca në realitet është që Kushtetuta e Kosovës neni 95 është i qartë në këtë aspekt dhe kushdo që tenton ta interpretojë kështu apo ashtu mendoj që esenca ishte ta quajnë sundim i drejtësisë dhe ligjit. Pse të kemi zgjedhje? – nëse dikush në vend tuaj ka të drejtë të përcaktojë se kush do të jetë pjesë e institucioneve, atëherë s’do të kishim nevojë për zgjedhje. Është fakt që ne nuk jemi ata që e përbëjmë qeverinë dhe unë nuk jam i mandatuar. Kemi dëgjuar atë që ka thënë Albin Kurti por këtu në aspektin ligjor është parashikuar që ai që do të jetë i mandatuar për kryeministër ka detyrim të bisedojë me të gjitha partitë politike që kanë hyrë në Parlamentin e Kosovës dhe në këtë aspekt nuk e kam kuptuar atë që ka thënë Albin Kurti se ai, nuk do të flas me Listën Serbe”, ka deklaruar ai.

Më tej Jevtiq, është shprehur se është detyrim i qeverisë së re që të respektojë rezultatin e zgjedhjeve.

“Në politikë nuk ka dashuri dhe nëse i ndani qëndrimet me dikë apo jo por është detyrim ligjor dhe nëse doni të aplikoni sundimin e ligjit në Kosovë. Ne duam të trajtohemi dhe respektohemi ashtu që populli serb i Kosovës i ka përzgjedhur në mënyrë të qartë përfaqësuesit e vet dhe kjo duhet të respektohet pa marrë parasysh çka mendoni për atë parti politike në aspekt të qëndrimeve politike. Ju e keni detyrim ta respektoni dhe ne kërkojmë respektimin e asaj që është rezultat i këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Nënkryetari i Listës Serbe.

Ai gjithashtu ka shprehur gatishmërinë të bisedojë me Kurtin.

“Ne nuk mund t’i zgjedhim përfaqësuesit shqiptarë dhe kjo është e pamundur. Do ishte absurde të themi ne që s’duam të bisedojmë me Albin Kurtin edhe nëse s’është fitues i zgjedhjeve. Kjo nuk është mënyra e zgjidhjes së problemeve nëse doni të keni dialog me serbët. Ne me Beogradin kemi bashkëpunim të plotë dhe në esencë çdo gjë e bëjmë me marrëveshje. Më 2013 kur dhe ka filluar dialogu”, tha ai.

Poashtu tha se Serbia ndan 40 mijë pensione për serbët..

“Beogradi në nivel mujor Qeveria e Serbisë ndan paga pensione për 40 mijë paga – 50 milionë përmes investimeve të ndryshme. Nuk jemi asgjë kundër që ekonomia të zhvillohet. Nuk ishim kundër edhe Tirana të ndihmonte qytetarët. Jeta duhet të jetë para politikës dhe ky është qëndrim i imi para këtyre çështjeve. Kjo fotografi e është krijuar e keqe kur thoni se ju s’mund pa Beogradin. Nuk ka lidhje me politikë por me jetën e rëndomtë të njerëzve”, theksoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori