LAJMI I FUNDIT:

Jeta e Song në rrezik

Jeta e Song në rrezik

Rigobert Song ndoshta tani nuk e mbajnë mend shumë njerëz, por ka qenë një qendërmbrojtës nga Kameruni, i cili ka luajtur në shumë klube në Evropë.

Ai ka bërë karrierë edhe për Salernitanan në Itali, Liverpoolin e West Ham në Angli e Galatasarayn në Turqi.


Ish-futbollisti me modele të çuditshme flokësh tashmë rrezikon jetën në Kamerun, pasi është goditur nga një infarkt dhe është në gjendje të rëndë.

Ish-kapiten i Kamerunit dhe rekordmbajtës për ndeshjet e luajtura me kombëtaren është i shtruar në gjendje të rëndë në spital, ndoshta në koma, ndaj situata e tij është kritike.

Samuel Eto’o, Didier Drogba e shumë lojtarë të tjerë, ish-shokë të tij, por edhe ish-klubet e tij, i kanë dërguar urime për shërim të shpejtë: “Shërohu shpejt, luan!”.