LAJMI I FUNDIT:

Jesy Nelson zbulon se u largua nga “Little Mix” pasi u ndje e bllokuar: Ishin 10-të vitet më të palumtura të jetës

Jesy Nelson zbulon se u largua nga “Little Mix” pasi u ndje e bllokuar: Ishin 10-të vitet më të palumtura të jetës

Jesy Nelson ka zbuluar se u largua nga “Little Mix” pas 10-të vitesh që ndjehej e bllokuar.

30-vjeçarja tregoi se si krahasimi i vazhdueshëm i të qenit pjesë e një prej grupeve të vajzave më të suksesshme në Britani, ndikoi në shëndetin e saj mendor, shkruan DailyMail.


Duke folur në episodin e fundit të Reign With Smith, Jesy, e cila ka nis karrierën solo, i tha prezantuesit se ishin gjërat e vogla që e bën të ndihej e bllokuar.

Foto: WireImage

“Kur ishte puna te gjërat e vogla, sikur nëse duhet të bënim një video dhe të gjithë duhet të vishnin bikini dhe unë nuk doja t’i vishja sepse ndihesha keq me vetën, nuk mund ta bëja”, shpjegoi ajo.

“Janë vetëm gjërat e vogla, që më bënin të ndihesha e bllokuar. Dhe ishte krahasimi i vazhdueshëm për çdo ditë që ishte i vështirë dhe eventualisht, pas 10-të vitesh, merr një dëmtim masiv në shëndetin mendor”, vazhdoi tutje ish-ylli i “Little Mix”.

Foto: Jesy Nelson

Ajo fillimisht u paraqit si këngëtare solo në “X Factor”, në vitin 2011, dhe u soll përsëri pas eliminimit për të formuar grupin bashkë me tri vajzat e tjera Jade Thirlwall, Perrie Edwards dhe Leigh-Anne Pinnock.

Të gjitha lajmet nga Little Mix
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Little Mix

Dhe pavarësisht se ajo pati momente të mrekullueshme me vajzat e ish-grupit, të cilat tha se i konsideron si motra, Jesy ishte e vendosur se duhej të bënte atë që e bënte të ndihej e lumtur.

foto: BBC

Pas vendimit që i ndryshoi jetën vitin e kaluar, këngëtarja ka gjetur zërin brenda shkrimit të këngës së saj debutuese “Boyz”, për të cilën tha se u inspirua nga zemra e thyer.

Jesy tani ka gjetur aftësinë t’i kontrolloi të gjitha, nga videot muzikore, tek stili, duke u ndjerë se një peshë i është hequr nga supet.

“Është hera e parë që mundem vërtetë t’i shpjegoj ndjenjat e mia në këngë, gjë që është shumë freskuese”, përfundoi këngëtarja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua sonte në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori