LAJMI I FUNDIT:

Jessica Simpson kap momentin nga oborri i shtëpisë ku ndodhi përplasja e Kobe Bryant

Jessica Simpson kap momentin nga oborri i shtëpisë ku ndodhi përplasja e Kobe Bryant

Jessica Simpson ka nderuar basketbollistin Kobe Bryant dhe tetë personat e tjerë, përfshirë vajzën e Bryant, Gianna, të cilët humbën jetën tragjikisht në një përplasje me helikopter në Calabasas, Kaliforni, të dielën në mëngjes.

Këngëtarja, 39-vjeçe, postoi një shkrim për ta në rrjetet sociale me një fotografi të momentit kur bashkëshorti i saj, Eric Johnson, ‘kapi’ peisazhin malor ku ndodhi incidenti.


“Eric e bëri këtë fotografi nga oborri i shtëpisë sonë menjëherë pasi ndodhi aksidenti ku Kobe, vajza e tij dhe shpirtra të tjerë të bukur u ngritën për të qenë me Zotin në amshim”, shkroi Simpson. “Ne mund të shohim helikopterët që fluturonin mbi shtëpinë tonë dhe unë ndjeva humbjen. Ndjeva fuqinë në qiellin e qiejve që ndaheshin për të bërë vend që të ngrihen më të mëdhenjtë e engjëjve”.

“Zemra ime është thyer plotësisht për të gjitha familjet dhe të dashurit e mbetur pas duke u përpjekur të kuptojnë gjërat në këtë moment tragjik”, shtoi më tej stilistja.

Justin Timberlake me dedikim emocional për vdekjen e Kobe Bryant, zbulon bisedën e fundit me të
Lexo po ashtu Justin Timberlake me dedikim emocional për vdekjen e Kobe Bryant, zbulon bisedën e fundit me të

“Vanessa, ju jeni gruaja dhe femra që e përkrahët burrin tuaj deri në madhështi. Lutjet e mia janë të vazhdueshme për të gjithë të prekurit nga kjo humbje”.

Kobe Bryant dhe familja e tij (Foto: Getty Images/Guliver)

Ylli i NBA-së ishte 41-vjeçar, ndërsa vajza e tij, Gianna ishte 13-vjeçe.

Sipas ESPN, Kobe, Gianna dhe pasagjerët e tjerë ishin në rrugën e tyre drejt një loje basketbolli të të rinjve kur ndodhi përplasja.

Bryant ka lënë pas gruan e tij, Vanessan, 37-vjeçe, dhe tri vajzat e tjera: Natalia, 17, Bianka, 3 dhe Capri, shtatë muajshe. /Telegrafi/

Kobe Bryant (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori